Përkeqësohet dukshëm shëndeti i legjendës gjermane Beckenbauer, ia vë jetën në rrezik

  • 27 July 2019 - 10:26
Përkeqësohet dukshëm shëndeti i legjendës gjermane Beckenbauer, ia vë jetën në rrezik

jendja shëndetësore e legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, është përkeqësuar dukshëm, duke ia vënë jetën në rrezik atij. Si pasojë e shëndetit të tij, Beckenbauer i ka shpëtuar, të paktën momentalisht, aktakuzës për ryshfet.

Prokurorët zviceranë kanë vendosur ta hetojnë ndaras nga hetimi i gjerë ish-mbrojtësin e Bayern Munich për ryshfet në lidhje me kandidaturën e Gjermanisë për organizimin e Kupës së Botës 2006.

Gazeta gjermane Der Spiegel ka zbuluar se Beckenbauer do të hetohet ndaras nga hetimi i gjerë për shkak të shëndetit të tij.

Autoritetet zvicerane planifikojnë të ngrehin aktakuzë ndaj Beckenbauer.

Shëndeti i tij ka nisur të përkushtohet që prej muajit prill dhe ka shkuar deri në një pikë saqë ai është duke e humbur kujtesën plotësisht dhe më e keqja, nuk priten përmirësime, sipas gazetës gjermane.

Prokurorët kanë kërkuar më shumë të dhëna për shëndetin e Beckenbauerit para se të vendosin se atë vazhdojnë me rastin apo jo. Pritet të vendoset nëse Beckenbauer është mjaftueshëm i shëndetshëm për t’u gjykuar apo për t’u përballë me dënim me burgim.

Përveç kujtesës, raportohet se ai e ka edhe një problem me syrin që ka ndihmuar që ai ta humbë pothuajse të gjithë shikimin në syrin e djathtë.

Gjendja e tij shëndetësore aktuale ia vë jetën në rrezik atij. 

(Kosova Sot Online )