Interi e mposht PSG-së në penallti

  • 27 July 2019 - 16:12
Interi e mposht PSG-së në penallti

Interi e ka mundur 2:1 Paris Saint-Germainin pas gjuajtjeve të penalltive, duke e regjistruar fitoren e parë në International Champions Cup dhe të dytën në fushatën parasezonale.

Skuadra e Antonio Contes ishte buzë humbjes, por një gol në sekondat e fundit i Samuele Longos i dha mundësinë Interit të luftojë për fitore në gjuajtjen e penalltive të shtunën në Kinë.

Nicolo Barella e bëri paraqitjen e parë si titullar dhe Conte e zgjodhi përsëri Ivan Perisicin si sulmues, në mungesë të Lautaro Martinez i cili mungoi pas obligimeve në Kupën e Amerikës dhe Mauro Icardin që nuk është në planet e tij.

Kjo ishte fitorja e parë e Interit në ndeshjen e fundit në International Champions Cup, pas humbjeve nga Manchester Unitedi dhe Juventusi.

PSG-ja kaloi në epërsi në pjesën e parë, kur Timo Kherer shënoi me kokë, por një gol në minutën e 94-të nga Longo e shpëtoi Interin.

Samir Handanovic i priti dy penallti, të Aouchiches dhe të Zagre, ndërsa te Interi gaboi vetëm Antonio Candreva. 


(Kosova Sot Online)