E pranon Inzaghi, Lazio po i merr në konsideratë ofertat për Milinkovic-Savic

  • 27 July 2019 - 17:09
E pranon Inzaghi, Lazio po i merr në konsideratë ofertat për Milinkovic-Savic

Simone Inzaghi ka pranuar se Sergej Milinkovic-Savic mund të largohet nga Lazio, pas raporteve se Manchester United e dëshiron atë. “Klubi është duke i marrë në konsideratë ofertat”

Ka pasur disa thashetheme që Manchester United janë afër arritjes se një marrëveshje me vlerë prej 75 milionë plus 15 milionë bonuse dhe 10 milionë të tjera për agjentin e tij Mateja Kezman.

“Unë mendoj dhe do të doja që Milinkovic-Savic të qëndrojë, por po ashtu besoj që klubi duhet ti merr në konsideratë ofertat kur ato të vinë dhe pastaj te merret një vendim”, tha trajneri në konferencë për media.

“Ne e dimë që nëse ai largohet, ne duhet që të shohim se me kë ta zëvendësojmë. Shpresoj që ai të mbetet, ai ka pasur një paraqitje të mirë në kampin stërvitor për ndeshjet parasezonale, por tregu është i hapur dhe ne jemi gati për cdo situatë” . 


(Kosova Sot Online)