Batshuayi nuk largohet nga Chelsea

  • 27 July 2019 - 18:21
Batshuayi nuk largohet nga Chelsea

Michy Batshuayi pritet që të qëndrojë në Chelsea këtë sezon dhe të “luftojë” me Tammy Abraham dhe Olivier Giroud për të startuar si sulmues qendror për skuadrën e Frank Lampard

Chelsea kishte apeluar vendimin për ndalesë të transferëve për këtë afat por apeli nuk ka marrë parasysh ankesën e tyre dhe ata nuk do të mund të transferojnë lojtarë këtë afat.

Në vend të kësaj ata janë duke shikuar që t’ia dalin me talentët e tyre dhe Batshuayi dhe Abraham, të cilët ishin në huazim sezonin e kaluar, nuk do të jenë më.

Batshuayi kaloi sezonin e kaluar si i huazuar në dy skuadra, në Valencia dhe Crystal Palace, kurse Abraham në Aston Villa. 


(Kosova Sot Online)