Juventus dëshiron ta ripaguajë një borxh 116 vjeçar

  • 27 July 2019 - 20:00
Juventus dëshiron ta ripaguajë një borxh 116 vjeçar

Juventusi është përpjekur për të ripaguar një borxh 116 vjeçar për Notts County duke huazuar fanellat e tyre, por ata janë penguar nga kontrata me sponsorët e tjerë të skuadrës angleze.

Bardhezinjtë fillimisht kishin luajtur me fanella ngjyrë rozë, por më vonë i kishin ndryshuar ato në bardh e zi pasi që Notts County ju kishte huazuar atyre fanellat në vitin 1903.

Për momentin Notts County është në probleme serioze financiare, me Nottingham Post që shkruan se deputeti Lilian Greenwood i kishte shkruar Juventusit që ata t’ia kthejnë këtë favor.

Juventusi shprehën dëshirën për ta bërë këtë dhe i kthyen letër atij ku kërkuan detale se si t’i dërgojnë atyre fanella për sezonin 2019-20.

“Duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e tona me dy klubet, Juventus do të dëshironte që me kënaqësi ti prodhonte fanellat e reja të juaja për sezonin e ardhshëm”, ju kishte shkruar atyre shefi për marrëdhënie me publikun i klubit, Claudio Albanese.

“Ne tashmë kemi mbajtur disa biseda me sponsorin tonë teknike, Adidas, duke i informuar ata për situatën dhe ata kanë kontaktuar Notts County për ti mbështetur me këto pajisje”.

“Fatkeqësisht, doli që klubi ka një marrëveshje dy vjeçare me Puman që nuk lejon që ata të veshin fanellat tona”.

“Falëminderit për letrën. Ne i dëshirojmë Notts County gjithë të mirat në të ardhmen”.

Notts County ishin kundërshtari i parë i Juventusit në Stadiumin e ri, kur ai u inaugurua më 2011, ku luajtën baraz.

Pos këtij problemi, gjatë këtij sezoni, Juve ka fanella të tjera, ku në vend të zebrave përdorë ngjyra të plota në to. 

(Kosova Sot Online)