Paraqitje “jo e mirë” e Edonit me Baselin, shkëlqen Kemal Ademi

  • 27 July 2019 - 23:06
Paraqitje “jo e mirë” e Edonit me Baselin, shkëlqen Kemal Ademi

Baseli ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Superligës zvicerane

St.Gallen befasoi Baselin duke arkëtuar tre pikët e plota duke fituar ndeshjen me rezultat 2:1.

Golin e ngushëllimit për Baselin e shënoi sulmuesi shqiptar i sapo transferuar, Kemal Ademi në minutën e 57-të.

Image

Ademi dhe Taulant Xhaka filluan ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova nga banka rezervë.

Megjithatë, Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë nga minuta e 56-të por nuk arriti të ndikonte që skuadra e tij të evitonte humbjen e parë të këtij sezoni.

Zhegrova për gjatë këtyre minutave tentoi disa goditje por që nuk u shndërruan në gol. Talenti 20 vjeçar është vlerësuar me notën 6.4.Ndërsa, Ademi u vlerësua me notën 7.7. Taulant Xhaka u vlerësua me notën 6.6.

(Kosova Sot Online)