Ylli i Ajaxit, refuzoi Sevillan

  • 27 July 2019 - 23:30
Ylli i Ajaxit, refuzoi Sevillan

Marokeni Hakim Ziyech ka treguar se ai kishte mundësi që ti bashkohej këtë verë skuadrës nga La Liga, Sevillas pasi beson se nuk ia vlen që të kalosh në një klub me vlera të njëjta

Hakim Ziyech, i lidhur me një kalim te Arsenali dhe Liverpooli, ka konfirmuar se ai e ka refuzuar mundësinë për t’ju bashkuar Sevillas, duke shtuar se kampioni holandez “është klub më i mirë” se ata tjerët.

“Këtu ndihemi si në shtëpi dhe luaj më shumë”, ka thënë Ziyech për Fox Sports pas fitores 2-0 kundër PSV-së në Super Kupën e Holandës. “Mendoj se Sevilla është nivel i Ajax kështu që nuk e ndërroj Ajaxin për asgjë”.

Ziyech ka lavdëruar edhe Ajaxin e tanishëm dhe ka thënë se ai nuk do të dorëzohet lehtë, edhe pse ka theksuar se do të largohej nëse “një skuadër përfekte” do të dilte në pah.

“Klubi i duhur nuk ka bërë ofertë ende,  kështu që deri të ndodh kjo do t’i përkushtohem Ajaxit duke dhënë më të mirën në fushë”. 

(Kosova Sot Online)