Bale e rivalizon Messin me pagë

  • 28 July 2019 - 08:53
Bale e rivalizon Messin me pagë

Gareth Bale pritet ta rivalizojë Lionel Messin si lojtari më i paguar në botë pasi ka arritur marrëveshje trevjeçare me klubin nga Superliga e Kinës, Jiangsu Suning.

Uellsiani do të paguhet 1.2 milion euro në javë, pati dyfishi i shumës që e merr momentalisht te Real Madridi.

Vetëm Messi, i cili paguhet rreth 1.3 milion euro në javë në Barcelonë, do të fitojë më shumë se Bale në botën e futbollit.

Jiangsu Suning, me bazë në Nanjing, në lindje të Kinës, renditet në vendin e gjashtë momentalisht në Superligën e Kinës dhe në të kaluar është udhëhequr nga trajneri italian Fabio Capello.

Sipas mediave në Angli, Bale mund të debutojë për Jiangsu të premten e ardhshme ndaj Guangzhou R&F. 

(Kosova Sot Online)