Pamje: Ramirez e rreh Hookerin brutalisht dhe e fiton titullin në WBO

  • 28 July 2019 - 09:22
Pamje: Ramirez e rreh Hookerin brutalisht dhe e fiton titullin në WBO

Jose Ramirez e ka mposhtur Maurice Hooker për t’i unifikuar tituj në kategorinë e peshës super të lehtë në boks, në meçin që u zhvillua në College Park Center në Teksas.  

Ramirez është tani mbajtës i titujve WBO dhe WBC pas fitores ndaj Hooker të shtunën në Teksas.

Gjyqtari e ndali meçin në rundin e gjashtë pas goditjeve të forta dhe njëpasnjëshme të Ramirezit ndaj Hooker.

Për boksierin nga Tekasi, kjo ishte humbja e parë në karrierë si profesionist.

“Jam shumë i lumtur. Kjo më bën të kuptoj se jam në rrugë të duhur për t’u bërë luftëtar edhe më i mirë, e po ashtu profesionist më i mirë. Jam i gatshëm për këdo”, tha Ramirez pas meçit.

 

(Kosova Sot Online)