Wilder i mahnitur me aftësitë luftarake të Kolasinacit që e shpëtoi Ozilin nga plaçkitësit

  • 28 July 2019 - 09:58
Wilder i mahnitur me aftësitë luftarake të Kolasinacit që e shpëtoi Ozilin nga plaçkitësit

Kampioni i boksit në kategorinë e rëndë, Deontay Wilder, ka mbetur i mahnitur me aftësitë luftarake të Sead Kolasinacit, pasi e ka parë videon ku boshnjaku shihet duke e mbrojtur bashkëlojtarin e vet te Arsenali, Mesut Ozil, nga plaçkitësit që u munduan ta plaçkitnin atë.

Dyshja e Arsenalit u sulmua nga dy persona në Londër të enjten, ndërsa njëri prej tyre posedonte edhe thikë në përpjekje për t’u futur në makinën e Ozilit.

Por, Kolasinac e parandaloi më të keqen duke i luftuar ata siç shihet në video.

Asnjëri prej futbollistëve s’u lëndua në këtë incident, pas të cilit përfaqësuesi i Bosnjës u vlerësua hero për mënyrën sesi i luftoi sulmuesit dhe i ndihmoi Ozilit të ikte i pa dëmtuar.

Kjo s’i ka shpëtuar as Wilderit, i cili ka thënë se është mahnitur nga boshnjaku.

“Prisni derisa ta shihni duke hedhur grushte. Ne s’e dimë se çfarë teknike ka ai, por lëvizjet e tij me këmbë… ai është shumë i lëvizshëm”, tha Wilder për Sun.

“Ai ka këmbë të shpejta,” shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)