Rashica titullar për Werder Bremen kundër Eibarit

  • 28 July 2019 - 10:29
Rashica titullar për Werder Bremen kundër Eibarit

Milot Rashica do ta nisë nga fillimi ndeshjen miqësore të Werder Bremenit kundër Eibarit, e cila zhvillohet sot paradite në Gjermani.

Bremen do ta zhvillojë ndeshjen e gjashtë përgatitore deri tani në fushatën e tij parasezonale, e cila nis në orën 11:00.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Rashica, i cili iu bashkua klubit në stërvitje në fillim të këtij muaji, është titullar kundër klubit spanjoll.

Në pesë ndeshje miqësore deri tani, Bremen i ka shënuar vetëm dy fitore, duke humbur dy herë të tjera dhe duke regjistruar një barazim.

Image

(Kosova Sot Online)