Kosova i lë prapa Serbinë, Greqinë e disa vende të tjera të mëdha në EYOF

  • 28 July 2019 - 11:20
Kosova i lë prapa Serbinë, Greqinë e disa vende të tjera të mëdha në EYOF

Ekipi Olimpik i Kosovës i ka mbyllur lojërat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) pozitivisht, duke i lënë prapa disa shtete të mëdha, si Zvicrën, Belgjikën, Austrinë, Portugalinë, Serbinë dhe Greqinë.  

Nga 50 shtete pjesëmarrëse në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj në Baku 2019, Kosova e zuri vendin e 26-të.

Suksesi i Kosovës vjen pothuajse në tërësi falë Muhamet Ramadanit, i cili e fitoi medaljen e artë. Atleti kosovar e fitoi të artën në disiplinën e hedhjes së gjyles.

Kosova la pas shtete të fuqishme si Hungaria, e cila fitoi 19 medalje, por jo edhe të artën, Zvicrën, Slloveninë, Serbinë, etj.

Ekipi Olimpik i Kosovës u përfaqësua në kryeqytetin e Azerbajxhanit me 18 sportistë në pesë sporte të ndryshme, ndërsa fitoi një medalje.

Festivali i ardhshëm Olimpik Evropian për të Rinj do të zhvillohet më 2023 dhe do të mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.

Image

(Kosova Sot Online)