Sulmuesi brazilian zbulon tatuazhin e veçantë mbi shpinë

  • 28 July 2019 - 13:07
Sulmuesi brazilian zbulon tatuazhin e veçantë mbi shpinë

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku arriti të fitojë Ligën e Kampionëve me Liverpoolin dhe Kupën e Amerikës me Brazilin, sulmuesi Firminho vijon të shijojë pushimet, para se të rikthehet në javën e parë të gushtit, për të nisur një tjetër sezon me “The reds”.

Në një postim në Instagram, sulmuesi brazilian ka zbuluar një tjetër tatuazh në shpinën e tij, që është pikërisht Champions League e fituar me klubin anglez në muajin maj të këtij viti. Rëndësia e këtij triumfi dihet se është tejet e madhe dhe Firminho e ka përjetësuar në trupin e tij me tatuazhin më të ri.

Image

(Kosova Sot Online)