Rashica me Bremenin e tij e mposhtin 4:0 Eibarin

  • 28 July 2019 - 14:18
Rashica me Bremenin e tij e mposhtin 4:0 Eibarin

Edhe pse nuk arriti të shënojë megjithëse ishte shumë pranë golit duke e goditur shtyllën, Milot Rashica bëri një paraqitje të kënaqshme në fitoren e Werder Bremenit 4:0 kundër Eibarit të dielën në Bremen.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Rashica e nisi si titullar këtë ndeshje miqësore të zhvilluar në qendrën stërvitore në Bremen ndaj ekipit nga La Liga dhe qe i pafat duke dështuar të shënojë për pak, pasi e goditi shtyllën.

Megjithatë, pas një pjese të parë pa gola, blerja e re Niclas Fullkrug me dy gola, Davy Klassen dhe Yuya Osako me nga një gol ia dhuruan fitoren në pjesën e dytë klubit të Bundesligës, e cila ishte e treta në fushatën përgatitore parasezonale.

Rashica luajti një orë lojë duke ia liruar vendin sulmuesit veteran Claudio Pizarro në minutën e 62-të.  

Bremen do t’i vazhdojë përgatitjet parasezonale deri më 2 gusht dhe një ditë më vonë do ta zhvillojë një ndeshje tjetër miqësore kundër Evertonit të Premierligës.

Ndeshjen e parë garuese në sezonin e ri, Bremeni do ta luajë më 10 gusht në Kupën e Gjermanisë kundër Delmenhorst.

Werderi e nis edicionin e ri 2019/20 në Bundesligë më 17 gusht kundër Fortuna Dusseldorf.

(Kosova Sot Online)