Spektakël golash në miqësoren Reading-Chelsea

  • 28 July 2019 - 18:15
Spektakël golash në miqësoren Reading-Chelsea

Plot shtatë gola janë shënuar në ndeshjen Reading-Chelsea në këtë pasdite në Londër. Një ndeshje e hapur

Shtatë gola dhe shumë spektakël, tamam sikurse i takon një miqësore, ishte në këtë pasdite ndeshja në mes të Readingut dhe Chelseat.

Mysafirët e nisën më mirë këtë ndeshje ku në minutën e 13 shënoi një gol të bukur me parabollë Josh Barnett.

Chelsea reagoi menjëherë dhe Barkley barazon rezultatin në minutën e 22-të me një gol përlë nga goditja e lirë.

Chelsea vazhdoi të shënojë prapë gola të bukur. 

Kësaj radhe ishte Kennedy që nga pothuajse 30 metra shënoi gol. Me rezultatin 1-2 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë prapë Reading reagoi dhe barazoi rezultatin pas një tollovie në zonën e rreptësisë së Chelsea. Morrison barazoi rezultatin në minutën e 49-të.

Por, prapë skuadra londineze reagoi.

Ata shënuan golin e tretë dhe të katërt në minutat 57-të dhe 60-të.

Të dy golat u shënuan nga talenti i Chelsea, i riu Mason Mount. Megjithatë Reading nuk u dorëzua dhe në minutën e 71-të shënuan golin e tretë me anë te Baldock.

(Kosova Sot Online)