Guardiola për Carrick: Ai ishte njëri ndër mesfushorët më të mirë që kam parë

  • 28 July 2019 - 20:43
Guardiola për Carrick: Ai ishte njëri ndër mesfushorët më të mirë që kam parë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Michael Carrikc ishte njëri ndër mesfushorët më të mirë që kishte parë në futboll.

Strategu spanjoll ka deklaruar se legjenda e Manchester United ishte në një nivel me Xabi Alonson dhe Sergio Busquetsin, të dy lojtarët që i kishte pasur nën urdhra te Bayern Munich, respektivisht Barcelona.

“Isha një fans i madh i lojës së Michael Carrik”, ka thënë Guardiola. “Ai ishte njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë, më i miri që kam parë deri më tani. Carrick është në një nivel me Alonson dhe Busquetsin”.

Carrick ishte padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë te Manchester United, derisa Jose Mourinho e kishte marrë si ndihmës trajner, e që vazhdon të jetë edhe i Ole Gunnar Solskjaer. 

Anglezi ishte transferuar në Old Trafford nga Tottenham Hotspuri në vitin 2006, derisa ka bërë mbi 400 paraqitje për klubin.

Carrick po ashtu ka fituar 17 trofe me Unitedin, e që cilësohet si legjendë e klubin nga qyteti i Manchesterit.

(Koosva Sot Online)