Arsyeja e Florentino Perezit për bllokimin e transferimit të Gareth Bale në Kinë

  • 28 July 2019 - 21:58
Arsyeja e Florentino Perezit për bllokimin e transferimit të Gareth Bale në Kinë

Kalimi i Gareth Bale te Jiangsu Suning është ndaluar për shkak të kërkesave të bëra nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Anësori uellsian thuhej se ishte afër që të kalonte te skuadra kineze, pas trajtimit që i bëhej nga Zinedine Zidane në herën e parë si trajner dhe tani me rikthimin e tij.

Por, Los Blancos vendosën që sot (28 korrik) ta ndalonin kalimin e 30-vjeçarit në Kinë, pasi presidenti i madrilenëve nuk e dëshiron largimin e tij për një shumë të vogël parash.

Sipas Telegraph Sport, Perez ka kërkuar nga Grupi Suning që të paguajnë mbi 100 milionë euro, përkundër faktit se Zidane bëri të ditur se ata po punojnë në largimin e tij. 

Reali e transferoi Balen për 95 milionë euro nga Tottenham Hotspuri, derisa ka shënuar 102 gola në 231 paraqitje dhe ka fituar katër Liga të Kampionëve dhe një La Liga.

Uellsiani aktualisht në Santiago Bernabeu përfiton mbi 600 mijë euro euro në javë, por nëse do ta kompletonte kalimin, atëherë do të përfitonte 1.1 milion euro në javë.

(Kosova Sot Online)