Kosova U-18 mposhtet nga Austria

  • 28 July 2019 - 22:25
Kosova U-18 mposhtet nga Austria

Basketbollistët e Kosovës U-18 kanë pësuar humbje nga Austria me rezultat 79-92, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Rumani.

Dardanët e rinj e fituan çerekun e parë (23:19) dhe luftuan deri në fund, por pa arritur të fitojnë, thuhet në njoftimin e FBK-së. 

Donat Rexhepi kishte 20 pikë e tetë kërcime, derisa u ndihmua nga Albin Berisha me 17 pikë dhe Donat Musa me 16. Me 11 pikë e nëntë kërcime kontribuoi Erhan Sholla.

Dita e hënë është pushim, derisa të martën nga ora 19:45 do të përballen me Bjellorusinë dhe një ditë më pas do të zhvillojnë ndeshjen e fundit në grupe kundër Portugalisë.

(Kosova Sot Online)