Kovac beson se do ta transferon Sanen në Bayern

  • 28 korrik 2019 - 22:29
Kovac beson se do ta transferon Sanen në Bayern

Trajneri i kampionëve të Budesligas beson se gjermani në fund do të largohet nga Anglia për në Bavari

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac thotë se ai ende beson se një marrëveshje do të arrihet për transferin e sulmuesit anësor të Manchester City në Bayern, Leroy Sane.

“Menaxhmenti i jonë i klubit është shumë i përkushtuar dhe unë besoj se do ia dalim”, ka thënë trajneri 47 vjeçar për ZDF në Gjermani. “Besoj që do ta marrim”.

“Leroy është një futbollist i madh i cili e ka treguar vetën në Angli dhe në Kombëtare”.

Oferta për lojtarin vazhdon të jetë njëra prej sagave të transferëve këtë verë, që në një pikë dukej totalisht e vdekur.

(Kosova Sot Online)