Cilët janë futbollistët më të paguar në botë?

  • 29 July 2019 - 08:51
Cilët janë futbollistët më të paguar në botë?

Gareth Bale ishte shumë pranë të bëhej lojtari më i paguar në botë pas ofertës që e mori nga Jiangsu Suning për pagë javore prej 1.2 milionë euro.

Duke mos llogaritur të ardhurat nga bonuset dhe marrëveshjet për sponsorizim, Bale do të ngrihej në krye të listës së futbollistëve që fitojnë më së shumti, por kalimi i tij në Superligën kineze dështoi pasi Real Madridi e anuloi marrëveshjen.

Por pas disa transferimeve të profilit të lartë nëpër Evropë këtë verë, kjo listë ka ndryshuar dukshëm, me disa fytyra të njohura që kanë rënë nga top 10-shja.

Lojtari më i paguar në botë mbetet Lionel Messi me 40 milionë euro në vit, i ndjekur nga Neymar me 36.8 milionë euro në vit. Top treshja mbyllet nga Cristiano Ronaldo, i cili i fiton 31 milionë euro në Juventus.

Kjo është lista e 10 futbollistëve më të paguar në botë.

(Kosova Sot Online )