“U ngujova në shtëpi për 10 ditë pas humbjes në Ligën e Kampionëve”

  • 29 July 2019 - 09:02
“U ngujova në shtëpi për 10 ditë pas humbjes në Ligën e Kampionëve”

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, e ka pranuar se nuk ka qenë në gjendje të largohej nga shtëpia për 10 ditë rresht, pasi skuadra e tij kishte humbur në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Tottenhami u mund 2:0 nga Liverpoolit në finalen e muajit të kaluar në Madrid dhe djelmoshat e Pochettinos mbeten me zemër të thyer pasi ecuria e tyre e ëndërruar mori fund aty.

Mohamed Salah shënoi nga penaltia herët në ndeshje, ndërsa Divock Origi e vulosi triumfin e të kuqve në minutat e fundit të një finaleje të zbehet.

Pas fitoreve të paharrueshme kundër Manchester City dhe Ajax në çerekfinale dhe gjysmëfinale, Pochettino thotë se rezultati i finales ishte veçanërisht zhgënjyes.

“Po, ka qenë e vështirë. Ne i patëm tri javët më të pabesueshme për t’u përgatitur para finales. U zhgënjyem tepër për mënyrën sesi humbëm në finale”, tha Pochettino.

“I hipa trenit nga Madrid në Barcelonë një ditë pas finales. I kalova 10 ditë në shtëpi dhe nuk dola jashtë. Po, ka qenë e vështirë sepse për pak nuk e arritëm lavdinë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )