Roma favorite për të nënshkruar me Ruganin

  • 29 July 2019 - 09:10
Roma favorite për të nënshkruar me Ruganin

Roma ka hequr dorë përfundimisht nga transferimi i mbrojtësit belg Toby Alderweireld.

Kërkesat e mëdha të Spurs kanë bërë që Giallorosët të shikojnë tjetër mundësi për qendrën e mbrojtjes.

Corriere dello Sport tani shkruan se Roma është fokusuar tek mbrojtësi italian i Juventisit, Daniele Rugani.

25-vjeçari nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Sarri dhe duhet të largohet nga Juventusi për faktin se para tij janë De Ligt, Bonucci, Chiellini dhe Demiral. 

Qendërmbrojtësi italian po kërkohet edhe nga Arsenali, por ai nuk dëshiron largimin nga vendlindja e tij.

Kësisoj Roma mbetet favorite për të nënshkruar me të, pasi edhe vet lojtari i ka dhënë dritën e gjelbër agjentit të bisedoj me Giallorosët.

Tani i mbetët Romës të arrijë marrëveshje me Juventusin për transferimin e lojtarit, ku besohet se Rugani ka një çmim prej 30 milionë euro.

(Kosova Sot Online )