Refuzohet oferta e lartë e Unitedit për Ruben Dias

  • 29 July 2019 - 09:21
Refuzohet oferta e lartë e Unitedit për Ruben Dias

Manchester United nuk është duke arritur të sigurojë shërbimet e një qendërmbrojtësi.

Pasi po refuzohen vazhdimisht nga Leicester për të nënshkruar me Harry Maguire, një tjetër ofertë është refuzuar. Djajtë e Kuq kanë një plan B për pozitën e qendrës së mbrojtjes nëse nuk arrihet Maugire.

Klubi nga Old Traford synon të nënshkruajë me qendërmbrojtësin e Benficas, Ruben Dias, por edhe kjo ofertë është refuzuar. United ka ofruar në drejtim të Benficas 66 milionë euro për të nënshkruar me Dias, ofertë që është hedhur poshtë nga gjiganti portugez.

22-vjeçari ka bërë një sezon fantastik me Benfican dhe po kërkohet nga disa skuadra angleze.

Përveç Unitedit, në garë për të janë edhe Arsenal dhe skuadra tjetër angleze Wolverhampton Wanderers.

(Kosova Sot Online)