Gruaja e Simeones kritikohet për peshën e trupit

  • 29 July 2019 - 09:49
Gruaja e Simeones kritikohet për peshën e trupit

Bashkëshortja e Diego Simeones, Carla, e postoi një fotografi të veten duke qëndruar në ballkonin e banesës së vet e veshur në bikini, duke nxitur kritika.

“Atmosfera e fundjavës.. unë përpiqem të kujdesem për lëkurën time pas qëndrimit në plazh, duke përdorur shumë vaj të kokosit”, shkroi ajo në Twitter.

Megjithatë, ajo mori komente kritike për dukjen dhe veçanërisht për peshën e dobët.

“Ju jeni shumë e bukur, por unë i them jo një peshe kaq të dobët”, komentoi një përdorues.

“Ju duhet ta rikonsideroni shpenzimin e tërë ditës duke bërë ushtrime për këtë trup”, komentoi një tjetër.

“Aspak shëndetshëm apo mirë”, tha një tjetër. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë ë (@carla.pereyra15) on

(Kosova Sot Online)