Gerrard flet për Grezdën: Nuk ka oferta zyrtare për të, disa skuadra kanë kërkuar vetëm huazimin

  • 29 July 2019 - 11:54
Gerrard flet për Grezdën: Nuk ka oferta zyrtare për të, disa skuadra kanë kërkuar vetëm huazimin

Steven Gerrard ka thënë se Eros Grezda është një futbollist i Rangers dhe ende nuk është larguar nga klubi.

Mediat skoceze kishin raportuar se lojtari kishte udhëtuar drejt Francës për të kompletuar transferimin te Brest.

Por ka qenë vet trajneri i Rangers, Steven Gerrard që ka mohuar largimin e reprezentuesit shqiptar.

“Kemi pasur dy ose tri kërkesa për huazimin e Grezdës, por ato momentalisht janë larg me atë që kërkon klubi”, ka thënë Gerrard. 

Rangers po kërkon një skuadër që e paguan menjëherë kartonin e shqiptarit, pasi një vit më parë kishin shpenzuar 2,2 milionë euro për të.

“Grezda e ka kuptuar se loja dhe kërkesat këtu janë të rënda, por ai ka talent. Nuk kam dyshim se ai mund të shkoj në një kampionat, ku mund të gjejë një klub dhe një trajner që do të jetë i suksesshëm”, deklaroi ish-mesfushori i Liverpoolit.

Interesim për Grezdën kanë shprehur skuadrat franceze Brest, Dijon dhe Le Mans.

(Kosova Sot Online)