Ribery ende i pavendosur për të ardhmen, ofertë nga Gjermania dhe Italia për francezin

  • 29 July 2019 - 14:09
Ribery ende i pavendosur për të ardhmen, ofertë nga Gjermania dhe Italia për francezin

Franck Ribery është larguar nga Bayern Munich pas 12 viteve qëndrim tek rekordmenët gjerman.

Francezi ka disa oferta nga Katari, Amerika e Austrlia, por dëshira e tij është të vazhdoj të luaj në Evropë.

36-vjeçari dëshiron një klub të një niveli të lartë dhe tani është ofertuar nga dy skuadra të respektuara. 

Eintracht Frankfurt i ka bërë ofertë francezit, duke i ofruar një kontratë dy vjeçare.

Në anën tjetër edhe klubi italian Fiorentina po dëshiron të nënshkruajë me të, duke i prezantuar një projekt ambicioz.

Ribery ende është i pavendosur për të ardhmen e tij, por mediat franceze raportojnë se nëse nuk nënshkruan me ndonjë ekip në Serie A, Bundesliga e Ligën Premier, ai do të rikthehet në Francë.

Ish-numri shtatë i Bayernit ka një ofertë nga ish-skuadra e tij Olympique Marseille.

(Kosova Sot Online)