Napoli dhe Interi do të takohen për Icardin

  • 29 July 2019 - 16:34
Napoli dhe Interi do të takohen për Icardin

Napoli pritet të mbajë takim me përfaqësues të Interit për të biseduar lidhur me arritjen e marrëveshjes për Mauro Icardin.

Sipas Corriere dello Sport, krerët e klubit, Aurelio De Laurentiis dhe Andrea Chiavelli, do të takohen me drejtorin gjeneral të Nerazzurrëve, Giuseppe Marotta, në Milano për t’i nisur negociatat për argjentinasin.

Kjo pritet të ndodhë pas disa javësh prej se drejtori sportiv i Partenopei, Cristiano Giuntoli dhe bashkëshortja dhe agjentja e sulmuesit, Wanda Nara, kanë shkëmbyer komente përmes mediave. 

Napoli ka nevojë për përforcime në fazën e sulmit, pasi dështoi në transferimin e Nicolas Pepe dhe ndoshta të James Rodriguezit.

Në ndërkohë, në garë për Icardin është edhe Juventusi, mirëpo Interi preferon më shumë t’ia shesë Partenopeit sesa rivalëve Bianconerë.

(Kosova Sot Online)