Feronikeli tregon çmimin e biletave për ndeshjen kundër Slovan Bratislavas

  • 29 July 2019 - 16:55
Feronikeli tregon çmimin e biletave për ndeshjen kundër Slovan Bratislavas

KF Feronikeli mund ta shkruaj historinë të martën në mbrëmje pasi që do të përballet me Slovan Bratislavën në kuadër të xhiros së dytë të Europa Ligës.

Kampionit të Kosovës i duhet vetëm një fitore prej 1-0 për të kaluar tutje. Atyre nuk ju konvenon asnjë barazim, kurse rezultati 2-1 do të dërgonte ndeshjen në vazhdime.

Në një komunikatë për shtyp të postuar në faqen online të KF Feronikeli është njoftuar se nesër nga ora 9:00 e mëngjesit do të dalin biletat në shitje.

Sipas klubit, biletat do të dalin në shitje në Prishtinë në dy pika të stadiumit “Fadil Vokrri”, në Drenas tek restaurant Dijamanti dhe në Komoran në pizerinë me të njëjtin emër, pra “Dijamant”.

Çmimet e biletave do të jenë këto: Veri dhe jug: 3 Euro; lindje: 5 Euro; perëndim: 10 Euro; VIP: 15 Euro.

Ndeshja pritet që të filloj në ora 18:00 kurse sipas klubit kampion të Kosovës dyert e stadiumit do të hapen për tifozë në ora 16:00.

Po ashtu, KF Feronikeli në këtë ndeshje ka njoftuar se do të jepë mijëra bileta falas, por cilës kategori ata do të tregojnë në një komunikatë tjetër për shtyp. 

(Kosova Sot Online)