Perez thuhet se tashmë nuk ka besim në cilësitë e Hazardit

  • 29 July 2019 - 17:35
Perez thuhet se tashmë nuk ka besim në cilësitë e Hazardit

Fjalët ‘Real Madridi’ dhe ‘durim’, duket se nuk janë për t’u shikuar së bashku, pasi raportohet se Florentino Perez nuk beson në cilësitë e Eden Hazardit që nga tani.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle Sport, presidenti i Los Blancos nuk është i kënaqur me atë që ka treguar deri më tani anësori belg.

Skuadra spanjolle e transferoi 29-vjeçarin nga Chelsea për 100 milionë euro, mirëpo i pari i madrilenëve nuk beson në aftësitë e tij dhe që mund të bëhet lider i skuadrës. 

Real Madridi po kalon një periudhë të vështirë, sidomos nga humbja 7-3 në javën e kaluar ndaj Atletico Madridit në Amerikë, e që Perez po kërkon disa ndryshime nga Zinedine Zidane.

Mbretërit ndër vite kanë transferuar lojtarë që kanë shkëlqyer në klubet e tjera, por në Santiago Bernabeu nuk kanë arritur ta gjejnë veten.

Perez mendon se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Hazardit, derisa po tenton ta transferojë Neymarin ose Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germaini.

(Kosova Sot Online)