Slovan Bratislava, frikësohet nga “Tigrat e Zi” të Drenasit

  • 29 July 2019 - 18:24
Slovan Bratislava, frikësohet nga “Tigrat e Zi” të Drenasit

Para ndeshjes me Feronikelin, trajneri dhe lojtari i Slovanit: Luajmë pa tifozë e nuk do të mirëpritemi nga tifozët e Kosovës

Slovan Bratislava para seancës stërvitore, sot në stadiuminin “Fadil Vokrri” ka mbajtur konferencë për media.

Në këtë konferencë u paraqitën trajneri Jan Kozak dhe lojtari Joeri de Kamps.

Joeri De Kamps u shpreh se janë përgatitur mjaftë mirë për këtë ndeshje por i frikësohet tifozëve pasi që sipas tij as Feronikeli nuk është pritur ashtu siç duhet në ndeshjen e parë dhe kështu mendon që do ti ndodh edhe skuadrës së tij.

“Ne jemi gjithmonë gati për të luajtur ndeshje të tilla. Jemi përgatitur mjaftë shumë. Kemi një ndeshje shumë të vështirë përballë një kundërshtari të fortë dhe të dy ekipet dëshirojnë ta fitojnë ndeshjen. Nuk frikësohemi, ne luajmë gjithmonë njëjtë si në shtëpi ashtu edhe si mysafirë. Nuk do ta kemi aspak të lehtë para tifozëve. Mendoj që nuk do të mirëpritemi mirë nga tifozët andaj do të jetë shumë e vështirë”, tha Kamps.

Ndërkaq trajneri i skuadrës nga Sllovakia, Jan Kozak tha se skuadra në Kosovë ka udhëtuar me vetëm një qëllim dhe ai është që të kualifikohet në raundin tjetër.

“Kemi një përparësi pasi kemi fituar ndeshjen e parë, e dimë se çfarë kërkojmë dhe dëshirojmë të kalojmë në raundin tjetër. Nuk do të jetë me rëndësi rezultati kryesorja është të kalojmë në raundin tjetër. Eliminimi, normalisht që do të ishte një zhgënjim i madh për Slovanin, por me gjithë respektin për Feronikelin ne kemi udhëtuar që të kalojmë në raundin tjetër. Ne jemi shumë të lumtur që do të ketë shumë shikues dhe do të jemi shumë të motivuar të luajmë para një numri të madh shikuesve” tha ai.

Të pyetur për ndodhitë e fundit te Slovan Bratislava për lojtarët dhe teajnerët serb drejtuesit e klubit të Sloveni Bratislavën nuk kanë dashur të diskutojnë diçka më shumë për arsye se sipas tyre nuk dëshirojnë ti fusin qështjet politike në sport.

Kujtojmë që ndeshja mes Niklit dhe Slovan Bratislavës zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

(Kosova Sot Online)