Cutrone arrin te Wolverhamptoni: I dëshiroj fat Milanit, i lumtur për sfidën që më pret

  • 29 July 2019 - 18:39
Cutrone arrin te Wolverhamptoni: I dëshiroj fat Milanit, i lumtur për sfidën që më pret

Patrick Cutrone është deklaruar për vendimin që të transferohet te Wolverhampton Wanderers nga Milani për 22 milionë euro.

Sulmuesi italian ka arritur tashmë në Angli për testet mjekësore te klubi nga Liga Premier, e që ka folur për largimin nga Rossonerët.

“Duke i lexuar të gjitha mesazhet e tifozëve, më bëri emocionale. Më lë të kuptoj se ka bërë një veprim të duhur”, ka thënë Cutrone me të arritur në aeroport. 

“A jam i zhgënjyer (për largimin nga Milani)? Unë u dëshiroj shumë fat bashkëlojtarëve dhe Milanit për sezonin e ri, nuk kam përse të jem i zhgënjyer”.

“Natyrisht se largimi nga atje më bëri pakëz sa emocional, pasi isha atje si tetëvjeçar, mirëpo jam i lumtur për aventurën që më pret te Wolverhampton. Është një sfidë e madhe për mua”, ka thënë mes tjerash sulmuesi italian.

Cutrone pritet që nesër (30 korrik) të prezantohet te skuadra angleze, e që mund të konsiderohet si në mesin e befasive të shumta në këtë afat kalimtar veror.

(Kosova Sot Online)