“Interi ka bërë ofertën e duhur për Lukaku”

  • 29 July 2019 - 21:55
“Interi ka bërë ofertën e duhur për Lukaku”

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka insistuar se ata kanë “bërë ofertën e duhur në tregun e transferëve” për sulmuesin Romelu Lukaku

Nerazurri besojnë se oferta e tyre 70 milionë euro plus bonuse është e duhura për sulmuesin edhe pse United po kërkojnë 85 milionë euro.

“Klubi mbetet i fortë, por ne kemi nevojë që të jemi brenda disa parametrave. Klubi ka bërë investime të mëdha dhe ne besojmë se ne jemi në një pozitë të mirë në këtë fazë”, tha ai për Sky Sport italia.

Moratta është pyeture edhe për shifrën prej 85 milionë euro që kërkon Manchester United për Lukaku.

“Ne jemi gati që ti shikojmë alternativat, por çmimet sot janë shumë të mëdha. Ne kemi bërë një ofertë të fortë, një që mendojmë se është e arsyeshme për vlerën e lojtarit dhe ne ende nuk kemi mundur ta përfundojmë këtë marrëveshje”.

“Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe sot gjithçka mund të ndodh në treg”. 

(Kosova Sot Online)