Gjyqtari kosovar ndan drejtësinë në garat e Federatës Evropiane të Xhudos

  • 30 July 2019 - 08:12
Gjyqtari kosovar ndan drejtësinë në garat e Federatës Evropiane të Xhudos

Fatmir Salihaj është bërë pjesë e referimit në garat të cilat i organizon Federata Evropiane e xhudos (EJU). 

Ai në fundjavën që shkoi ka referuar në kupën evropiane për juniorë (U21), në Berlin të Gjermanisë dhe në muajin qershor në kupën evropiane për juniorë (U21), në Paks të Hungarisë.

Pas këtyre dy garave ai do të marrë pjesë edhe në kupën evropiane për juniorë (U21), në Cluj-Napoca të Rumanisë.

“Ne po besojmë që Fatmiri po avancohet në garat që organizohen nga Federata Evropiane e xhudos që është një plus i madh për ne si Federatë”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Federata e Xhudos e Kosovës.

“Po shpresojmë që edhe dikush tjetër nga Federata e xhudos së Kosovës së shpejti të bëhet pjesë e referimit në garat e EJU-së”.

(Kosova Sot Online)