Juventusi, favorit për ta blerë Lukakun para Interit

  • 30 July 2019 - 08:35
Juventusi, favorit për ta blerë Lukakun para Interit

uventusi është klubi favorit për ta transferuar Romelu Lukakun gjatë kësaj verë, përkundër pretendimeve të Interit se drejtuesit janë ende duke punuar për blerjen e sulmuesit të Manchester Unitedit.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, tha për Sky Sports Italia se zikaltrit e kanë bërë një ofertë të drejtë dhe të rëndësishme për Lukakun, duke e respektuar vlerën e lojtarit, mirëpo Manchester Unitedi e refuzoi menjëherë këtë ofertë..

Manchester Unitedi ndien se 113 golat e Lukakus në 252 paraqitje në Premierligë, bashkë me 48 golat në 81 ndeshjet me ekipin kombëtar të Belgjikës, e bëjnë belgun njërin ndër sulmuesit më të mirë në Evropë.

26-vjeçari shtoi edhe më shumë spekulime për të ardhmen e tij, duke e postuar një fotografi në rrjetet e tij sociale me menaxherin e tij, Federico Pastorellon gjatë fundjavës që shkoi, me përshkrimin “së shpejti do të vazhdojë”.

(Kosova Sot Online )