Pique paguan 450 mijë euro për ta promovuar në ligë klubin e tij, Andorran

  • 30 July 2019 - 09:23
Pique paguan 450 mijë euro për ta promovuar në ligë klubin e tij, Andorran

FC Andorra – pronar i së cilës është mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique – i ka paguar 452,022 euro për t’u bërë klubi që e merr vendin e lënë bosh në ligën e nivelit të tretë të futbollit në Spanjë.

Klubi, i blerë nga grupi Kosmos i Piques në dhjetor, e fitoi promovimin në ligën e nivelit të katërt sezonin e kaluar, por tani do ta zëvendësojë Reusin në ligën e nivelit të tretë, për shkak të problemeve financiare të këtyre të fundit.

Zamora, Jaen, Intercity dhe Linares ishin klubet e tjera të cilat synonin gjithashtu ta merrnin vendin e Reusin në nivelin e tretë të futbollit spanjoll.

Andorra, e themeluar në vitin 1942, ka luajtur në ligat e Federatës së Futbollit të Spanjës që nga viti 1948.

Kur Kosmosi e mori pronësinë e klubit, Andorra ishte në vështirësi për ta mbajtur vendim në ligën Premera Catalana, niveli i katër i futbollit në Spanjë. Ata ishin vetëm një vend larg zonës së barazhit dhe 17 pikë prapa liderit të ligës.

452,022 eurot e paguara nga Andorra u kërkuan nga Federata e Futbollit e Spanjës.

(Kosova Sot Online )