Mourinho: Jam plot zjarr për t’iu kthyer futbollit

  • 30 July 2019 - 10:01
Mourinho: Jam plot zjarr për t’iu kthyer futbollit

Jose Mourinho ka bërë të ditur se e dëshiron me ngulm kthimin në botën e futbollit si trajner, mirëpo insiston se është duke e pritur mundësinë e duhur para se ta marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Portugezi ka qenë i papunësuar që kur u shkarkua nga Manchester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar dhe, përkundër që ka pasur mjaft shumë oferta që nga atëherë, tani ai është duke pushuar në vendlindjen e tij, Setubal, e jo në kampe stërvitore.

Megjithatë, koha e mirë dhe pamjet piktoreske të bregdetit portugez nuk paraqesin diçka të rëndësishme në planet e Mourinhos.

“Kjo është hera e parë që po kam kohë për të menduar, hera e parë që jam në Setubal në fund të korrikut apo në fillim të gushtit gjatë më shumë se 20 vjetëve të fundit”, tha Mourinho në një intervistë të dhënë për Sky Sports.

“Unë kam pak kohë për të menduar, për të rimenduar, për të analizuar dhe ajo që po e ndiej është se Ze (nofka e Mourinhos kur ishte fëmijë) është plot zjarr!”.

“Shokët e mi më thonë ta shijoj kohën time, korrikun tim, gushtin tim, ta shijoj atë që s’e kam pasur kurrë. Por, sinqerisht, unë nuk mund ta shijoj këtë gjë. Nuk jam mjaftueshëm i lumtur për ta shijuar”.

“Më mungon futbollit, e kam zjarrin, e kam një kompromis me veten, me njerëzit të cilët më duan, me shumë tifozë që i kam kudo në botë, shumë njerëz të cilët i kam frymëzuar”.

“E ardhmja e tij do të fillojë pas lëvizjes time të radhës. Duket pak qesharake ta them këtë me kaq shumë gjëra të bukura përreth meje dhe për shkak të gjërave që më kanë munguar vitet e fundit, por unë nuk mund ta shijoj kohën time të lirë”.

Megjithatë, Mourinho ka pasur mjaft shumë oferta që nga largimi i tij nga “Old Trafford”. Ai e refuzoi ofertën e Benficas në janar, ndërsa klubet nga Kina janë ende duke tentuar ta bindin portugezin për t’i pranuar ofertat e tyre.

(Kosova Sot Online )