Miliarderi Lim e dëshiron Mourinhon për trajner të Valencias

  • 30 July 2019 - 10:07
Miliarderi Lim e dëshiron Mourinhon për trajner të Valencias

Valencia, skuadra që fitoi Kupën e Mbretit sezonin e kaluar kundër Barcelona në Sevilla, po kalon një krizë të vështirë menaxhimi.

Pronari singaporian i klubit spanjoll, Peter Lim papritmas i dha edhe më shumë fuqi vetvetes duke i marrë disa kompetenca drejtorit sportiv, Matt Alemany. Ai njoftoi largimin me sekretarin e klubit, Pablo Longoria. Reagimi zinxhir pritet të vazhdohet me trajnerin, Marcelino, i cili në dy sezonet e fundit arriti që t’ia sigurojë një vend klubit në Ligën e Kampionëve. Zëvendësimi tashmë është gati për të – “Speciale One”, Jose Mourinho po pret të merr drejtimin e spanjollëve.

Singaporiiani është një mik i i mirë i menaxherit të Jorge Mendes, i cili është edhe agjent i trajnerit portugez që ka mbetur pa punë pas shkarkimit nga Manchester United.

Me ardhjen e Mourinhos, Lim do të qetësonte tifozët që po kërkojnë largimin e tij pas shkarkimit të fundit në klub.

Bisedimet te kampioni i gjashtëfisht i Spanjës do të vazhdojnë edhe sot. Më 17 gusht, Valencia do të nis sezonin e ri në La La Liga kundër Real Sociedad në Mestalla. 

(Kosova Sot Online )