Nicolas Pepe arrin në Londër për ta kompletuar transferimin në Arsenal

  • 30 July 2019 - 12:39
Nicolas Pepe arrin në Londër për ta kompletuar transferimin në Arsenal

Nicolas Pepe është në Londër për t’i kryer testet mjekësore dhe për t’i finalizuar edhe detajet e fundit në kontratën e tij me Arsenalin, ku së shpejti pritet të konfirmohet si i transferuar nga Lille.

Arsenali tashmë ka arritur marrëveshje në vlerë prej 72 milionë eurosh me klubin francez, ndërsa gjithçka që mbetet deri në kompletimin e transferimit janë testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës.

24-vjeçari pritet të zyrtarizohet si lojtari i katërt i transferuar te “Topçinjtë” këtë javë, pas sulmuesit Gabriel Martinelli, mesfushorit Dani Ceballos, i cili vjen si huazim për një sezon nga Real Madridi, dhe mesfushorit William Saliba, i cili u transferua nga St Etienne për 27 milionë funte dhe menjëherë u huazua sërish te klubi i Ligue 1. 

Pepe pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, me pagë prej 150 mijë funtesh në javë. Trajneri Unai Emery shpreson se ai do të jetë në formë mjaftueshëm të mirë për të luajtur në ndeshjet hapëse të sezonit të ri të Premierligës, që fillon më 11 gusht.

“Topçinjtë” do të luajë në Francë të mërkurën, kur do të përballen me Angers dhe pastaj do ta mbyllin turneun parasezonal me ndeshjen kundër Barcelonës në Camp Nou, të dielën.

Arsenali do të udhëtojë për në Spanjën vetëm disa orë para ndeshjes dhe ende nuk dihet nëse Emery do të vendosë t’ia dhurojë disa minuta lojë kundër kampiones së Spanjës Pepes.

(Kosova Sot Online)