“Hazardi erdhi në Real Madrid me mbipeshë”

  • 30 July 2019 - 12:50
“Hazardi erdhi në Real Madrid me mbipeshë”

Mediat spanjolle pretendojnë se Eden Hazardi e kompletoi transferimin e tij të shumëpritur nga Chelsea në Real Madrid mbipeshë.

Ylli belg, 28-vjeçar, u largua nga skuadra e Chelseat gjatë këtij afati kalimtar të verës për ta realizuar ëndrrën e tij që të jetë pjesë e skuadrës së “Los Blancos”. Ky transferim u kushtoi madrilenëve 88.5 milionë funte, mirëpo shuma mund të rritet edhe më shumë përmes bonuseve.

Megjithatë, e përditshmja e famshme spanjolle, Sport, pretendon se lojtari i ri i Real Madridi arriti në klub mbipeshë dhe në formë të keqe fizike.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se nuk është aspak i lumtur me yllin e ri të skuadrës së tij, pasi që ai nuk ka mundur ta mbajë formën e tij fizike dhe kjo mund të ndikojë në paraqitjet e tij në fushën e lojës.

Hazardi ka qenë duke luajtur në ndeshjet e turneut parasezonal me klubin e tij të re. Zinedine Zidane e ka përdorur atë shumë gjatë ndeshjeve të këtij turneu, për ta mësuar belgun me presionin e të luajturit për një klub të nivelit të “Los Blancos”.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Hazardi ka probleme me peshën e tij në fillim të një sezoni të ri. Anësori zbuloi vitin e kaluar se ai kishte pasur probleme të ngjashme edhe në fillim të sezonit 2015/16 me Chelsean.

“Unë asnjëherë nuk e pata një vit të kuq – gjashtë muajt e fundit me Jose Mourinhon, por ishte pjesërisht faji im. Pasi e fituam titullin, ne i kërkuam Mourinhos të merrnin pushime ekstra”, kishte thënë Hazardi.

“Unë isha plotësisht jashtë formës në fillim të atij sezoni. E mbajta mend këtë gjë gjatë verës [së vitit 2018] – vetëm katër javë pas Kupës së Botës, u ktheva në stërvitje me Chelsean”.

(Kosova Sot Online)