PSG-ja nuk dëshiron ta shesë Neymarin në Barcelonë

  • 30 July 2019 - 14:09
PSG-ja nuk dëshiron ta shesë Neymarin në Barcelonë

Për Barcelonën ende nuk është mbyllur afati kalimtar i verës, pasi që disa lojtarë pritet të largohen e disa të transferojnë, përkundër dëshirës së Ernesto Valverdes për ta pasur skuadrën e kompletuar sa më shpejt që të jetë e mundur.

Megjithatë, një transferim i mundshëm është në një udhëkryq, pasi që edhe vetë klubi është i vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë ta sjellë Neymarin sërish në Camp Nou, shkruan Marca.

Edhe pse Paris Saint-Germaini nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të brazilianit, ata mund ta bëjnë një gjë të tillë nëse nuk i ofrohet të paktën shuma të cilën e paguan për brazilianin në vitin 2017.

Neymari e ka bërë të ditur qëllimin e tij për t’u largua nga PSG-ja këtë verë dhe presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi, nuk mendoj se është ide e mirë që Neymari të vazhdojë të jetë në zhveshtore. Megjithatë, deri më tani, asgjë nuk është vendosur për të ardhmen e Neymarit.

Gjëja për të cilën drejtuesit e PSG-së pajtohen është që ata preferojnë të mos e lejojnë Neymarin të kthehet në Barcelonë. Francezët nuk dëshirojnë të negociojnë me katalonasit dhe do të preferonin ta shisnin brazilianin te cilido klub tjetër.

Kontakti mes Barcelonës dhe PSG-së gjatë javëve të fundit ka shërbyer vetëm për ta konfirmuar marrëdhënien e keqe mes dy klubeve. Rivaliteti mes tyre është i dyanshëm, por PSG-ja e ka të gjithë fuqinë në këtë rast dhe ata ia kanë bërë të qartë përfaqësuesve të Neymarit dhe drejtuesve të Barcelonës se nuk duan të negociojnë.

Për më tepër, PSG-ja i ka kontaktuar disa klube të tjera për ta parë nëse janë të interesuara për ta blerë Neymarin këtë afat kalimtar dhe madje çmimi i brazilianit mund të bie nga 300 në 200 milionë euro.

Barcelona nuk mund ta përballojë një shumë të tillë dhe deri më tani ka ofruar vetëm 100 milionë euro dhe dy lojtarë të ekipit të parë, ofertë kjo që PSG-ja s’është e gatshme as ta shqyrtojë.

Në anën tjetër, Barcelona nuk është e gatshme ta përjashtojë mundësinë e kthimit të Neymarit në Camp Nou, përkundër që një transferim i tillë do të ishte i komplikuar. 

(Kosova Sot Online)