Man Unitedi e kryeson tabelën e të gjitha kohëve të Premierligës

  • 30 July 2019 - 15:00
Man Unitedi e kryeson tabelën e të gjitha kohëve të Premierligës

27 vjet kanë kaluar që nga ndryshimet e thella në nivelin e parë të futbollit të Angli, që sollën themelimin e Premierligës angleze. Gjatë këtyre 27 vjetëve, Manchester Unitedi, i drejtuar nga Sir Alex Fergusoni, e ka dominuar futbollin në Angli, duke u shpallur kampion 13 herë.

Nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit, “Djajtë e kuq” i fituan shtatë nga nëntë trofetë e para të Premierligës dhe, para se trajneri skocez të pensionohej, ata i fituan edhe gjashtë të tjera.

Klubi i fituesve është mjaft ekskluziv pasi që këtë trofe kanë arritur ta fitojnë vetëm Manchester Unitedi, Blackburn Roversi, Arsenali, Chelsea, Manchester City dhe Leicester City.

Megjithatë, ka disa klube si Evertoni dhe Tottenhami, të cilat përkundër që s’e kanë fituar asnjëherë trofeun, vazhdimisht kanë grumbulluar një shifër mbresëlënëse pikësh.

Kjo gjë ngrit pyetjen: Si do të dukej tabela e Premierligës nëse tabelat e çdo sezoni bëheshin bashkë në një të vetme? Rezultati është mjaft interesant. Manchester Unitedi e gjen veten në pozitën e parë, me 2168 pikë, 648 fitore, 166 disfata dhe dallim prej 1060 golave.

Top katërshja kompletohet nga Arsenali, Chelsea dhe Liverpoolit, ndërsa klubet si Blackpool, Barnsley dhe Swindon Town janë afër fundit të tabelës. Më poshtë mund ta shikoni tabelën e plotë.

Për t’ia marrë Manchester Unitedit vendin e parë, Arsenali do të duhej t’i fitonte 71 fitore radhazi, përderisa Manchester Unitedi të mos e fitojë as edhe një të vetme. 

Image

(Kosova Sot Online)