Messi dhe Suarez i mbarojnë pushimet

  • 30 July 2019 - 16:57
Messi dhe Suarez i mbarojnë pushimet

Lionel Messi dhe Luis Suarez zgjodhën t’i kalojnë ditët e fundit të pushimit së bashku në Ibiza, para se të kthehen në skuadrën e Barcelonës për t’i nisur përgatitjet parasezonale.

Suarez e postoi një fotografi në llogarinë e vet zyrtare në Twitter, ku shihet duke u çlodhur bashkë me Messin në një anije.

Sulmuesi uruguaian pritet të kthehet në qendrën stërvitore të Barçës të mërkurën për t’i nisur përgatitjet për sezonin e ri 2019/20, pas pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës.

Messi, në anën tjetër, nuk pritet t’iu bashkohet bashkëlojtarëve të vet deri të dielën, ditën kur Barcelona fluturon drejt Shteteve të Bashkuara, sepse i ishte shtyrë pushimi pasi e kishte arritur gjysmëfinalen në Kupën e Amerikës.

32-vjeçari mund të zgjedhë të kthehet pak ditë më herët, megjithatë, sic ka bërë edhe në të kaluarën.

(Kosova Sot Online)