Basel në ndjekje të rezultatit kundër PSV-së: Ajeti dhe Xhaka titullarë, Zhegrova në stol

  • 30 July 2019 - 19:11
Basel në ndjekje të rezultatit kundër PSV-së: Ajeti dhe Xhaka titullarë, Zhegrova në stol

Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti janë titullarë, derisa Edon Zhegrova është lënë në bankën e rezervistëve, për Baselin në ndeshjen kthimit të rundit të tretë për Ligën e Kampionëve.

Baseli është nikoqir i PSV-së në ndeshjen e kthimit në St. Jakob-Park, e cila nis në orën 20:00. Ndeshja e parë në Holandë u mbyll 3:2 për vendasit.

Ylli i Kombëtares së Kosovës Zhegrova, i cili në ndeshjen e javës së kaluar nuk ishte ftuar fare, këtë herë ka marrë ftesë por ndeshjen do ta nisë nga banka rezervë.

Ndërkohë, sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Ajeti është përsëri titullar duke ditur formën e tij të lartë.

Titullar, por këtë herë në rolin e mbrojtësit të majtë, është edhe mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka.

Baseli është në ndeshje të rezultatit në këtë ndeshje, pas humbjes 3:2 në ndeshjen e parë, por dy gola si mysafir i japin një mundësi shumë të mirë për të kaluar në rrethin e katërt, në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20.

(Kosova Sot Online)