Vedat Muriqi titullar për Fenerbahcen kundër Bayern Munich

  • 30 July 2019 - 19:50
Vedat Muriqi titullar për Fenerbahcen kundër Bayern Munich

Vedat Muriqi do ta nisë nga fillimi takimin gjysmëfinal për Fenerbahcen kundër Bayern Munich në Audi Cup dhe do të kërkojë ta vazhdojë formën e mirë të shënimit të golave për klubin e tij të ri. 

Fenerbahce dhe Bayern Munich ndeshen sonte në orën 20:30 në turneun miqësor Audi Cup, në stadiumin Allianz Arena në Munih.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Muriqi, i cili iu bashkua Fenerit nga Rizespor në fillim të këtij muaji, është përsëri titullar dhe në kërkim të golit të katërt tashmë për klubin e ri.

Muriqi i ka realizuar tri gola në tri ndeshje (të gjitha miqësore) deri tani për Fenerbahcen.

Kosovari iu bashkua gjigantit turk pas një edicioni fantastik me Rizespor në Superligën e Turqisë dhe Kombëtaren e Kosovës.

Në 34 ndeshje në Superligën turke sezonin e kaluar kosovari i realizoi 17 gola dhe dhuroi tetë asiste, gjë që nuk kaloi pa u vërejtur nga dy klubet më të mëdha turke. 

(Kosova Sot Online)