Zidane pas humbjes së radhës: Kam ekip madhështor, na duhet vetëm ta fitojmë një ndeshje

  • 30 July 2019 - 21:51
Zidane pas humbjes së radhës: Kam ekip madhështor, na duhet vetëm ta fitojmë një ndeshje

Zinedine Zidane i ka siguruar tifozët e Real Madridit se ai ka besim të madh në skuadrën e tij aktuale para sezonit të ri.

Zidane i bëri këto komente pas humbjes së radhës të Real Madridit në ndeshjet miqësore parasezonale. Madridi u mposht 1:0 nga Tottenhami në gjysmëfinale të Audi Cup në Munih.

Harry Kane e shënoi golin e vetëm në fitoren e Tottenhamit 1:0 kundër Real Madridit në Allianz Arena.

Përkundër se nuk e ka fituar asnjë ndeshje parasezonale dhe u turpëruar 7:3 nga rivali Atletico Madrid, Zidane beson se skuadra e tij po shkon në drejtimin e duhur.

“Sot ishim më të mirë dhe çfarë duhet të bëjmë tani është të përmirësohemi çdo ditë”, tha Zidane.

“Nuk jam i lumtur me humbjen, por sot ishim më të mirë (se në ndeshjet e tjera). Unë e di që e kam një ekip madhështor dhe tifozët e Real Madridit nuk duhet të shqetësohen. Ajo për çfarë ne kemi nevojë është një fitore. Vetëm për ketë kemi nevojë”, shtoi ai. 
(Kosova Sot Online)