Trondit Evra: Për 4 muaj rresht luajta me pulë brenda këpucës

  • 30 July 2019 - 22:36
Trondit Evra: Për 4 muaj rresht luajta me pulë brenda këpucës

Ish-mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka pohuar se kishte luajtur me pulë brenda këpucës së tij për katër muaj në kohën kur ishte lojtar i Monacos. Një ditë pas pensionimit nga futbolli, francezi vjen me një rrëfimin të padëgjuar më herët.

Mbrojtësi francez e kishte pësuar një lëndim gjatë një ndeshjeje me Kombëtaren, por trajneri i tij i atëhershëm, Didier Deschamps, kishte pasur nevojë për të dhe doktorët i kishin sugjeruar atij të vendoste pulë brenda këpucës për t’ia lehtësuar dhimbjen.

Paraqitjet e Evras, të ndihmuara nga pula, ishin aq mahnitëse për Monacon, saqë Manchester Unitedi e kishte blerë atë duke e sjellë në Premierligë, ku më vonë i fitoi pesë tituj, tri Kupa të Ligës dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.

“Njerëzit flasin për finalen e Ligës së Kampionëve që ne e arritëm më 2004, por pjesa më e çmendur e karrierës sime në Monaco ndodhi kur unë e luajta një ndeshje për ekipin U21 të Francës”, e nisi rrëfimin Evra.

“Kundërshtari më pati shkelur në këmbë dhe ma kishte dëmtuar atë keq. Në spital i thashë trajnerit të Monacos, Didier Deschamps: ‘Më dhemb shumë. Nuk mund të luaj. Bile nuk mund as të ec!’. Por ekipi kishte nevojë për mua, prandaj doktorët provuan gjithçka për të ma larguar dhimbjen. Asgjë nuk funksionoi. Pastaj, dikush nga stafi i klubit tha: ‘Përse nuk e provon në stilin e vjetër’?” vazhdoi ai.

“Të gjithë thanë: ‘Çfarë do të thuash me këtë’?”

“Ai tha: ‘Thjesht vendose një pulë në këpucë’”.

“Tingëlloi si çmenduri, por ju më njihni mua, unë jam mendje hapur. Prandaj, shkova te një kasap lokal. Kasapi tha: ‘Çfarë dëshiron’? Unë i thashë që e doja një copë pule, një copë të vogël. Ai ma ktheu: ‘Një të vogël? Si mendon?’ Unë i ktheva: ‘Do ta vendos në këpucën time’”

“Ai qeshi. Shkova në shtëpi me pulë. Porosita këpucë të reja: njërën në madhësi 42.5, tjetrën në madhësi 44. E pasova topin. U ndjeva mirë. Kisha dhimbje, por në rregull ishte. Pra, kështu luajta me pulë në këpucën time për katër muaj. Nuk doja të stërvitja me të. Nëna ime nuk do të ma kishte falur kurrë që kam çuar dëm ushqimin. Por çdo mëngjes e vizitoja kasapin: ‘Mirëmëngjesi Patrice. Si zakonisht, në rregull?’

“Pula ma mundësoi të luaja aq mirë saqë në janar të vitit 2006, kalova të Manchester Unitedi”, përfundoi rrëfimin ai. 

(Kosova Sot Online)