Pamje: Muriqi luan titullar në turpërimin e Fenerbahçes 6:1 nga Bayern Munich

  • 30 July 2019 - 22:56
Pamje: Muriqi luan titullar në turpërimin e Fenerbahçes 6:1 nga Bayern Munich

Vedat Muriqi luajti tërë ndeshjen për Fenerbahçen e cila u turpëruar duke humbur 6:1 nga Bayern Munich në gjysmëfinale të Audi Cup të martën.

Bayern Munich ka kaluar në finale të turneut miqësor Audi Cup, ku nesër do të përballet me Tottenhamin, i cili e mundi Real Madridin në gjysmëfinale, në luftë për trofe.

Ndërkohë, klubi turk dhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Muriqi do të përballet me Real Madridin për vend të tretë në këtë turne, po ashtu nesër.

Edhe pse luajti tërë ndeshjen dhe në formë të lartë pas tri golave në tri ndeshjet e tij të parë në për Fenerin që prej transferimit nga Rizespor, Muriqi ishte i pavërejtur në këtë takim.

Kjo për shkak se kampioni gjerman Bayern ishte tejet i fortë për Fenerbahçen.

Bayerni e mylli pjesën e parë me epërsi prej 5:0, falë golave nga Renato Sanchez, Leon Goretzka, Thomas Muller dy herë dhe Kingsley Coman.

Bavarezët shënuan edhe një herë tjetër përmes Muller, i cili e kompletoi het-trikun në fillm të pjesës së dytë.

Rreth 25 minuta para fundit, Max Kruse shënoi golin e vetëm të Fenerbahçes në këtë takim. 


(Kosova Sot Online)