Drita njihet zyrtarisht nga Facebook

  • 31 July 2019 - 11:16
Drita njihet zyrtarisht nga Facebook

Pas Prishtinës, Facebooku ia ka verifikuar llogarinë zyrtare edhe një tjetër klubi kosovar: Dritës. Që nga sot, klubi gjilanas do ta ketë përkrah emrin edhe shenjën që tregon se faqja zyrtare është e verifikuar.

Më 6 mars të këtij viti, pak para se Prishtina ta zhvillonte derbin e rëndësishëm me Llapin, klubi kryeqytetas e kishte marrë njoftimin nga Facebooku se i është njohur edhe zyrtarisht faqja e klubit, shkruan Gazeta Express.

Me një lajm të tillë, sot Facebooku e ka gëzuar edhe ish-kampionen e Kosovës, Dritën, e cila e bëri të ditur këtë lajm pikërisht përmes llogarisë tani të verifikuar.

“FC DRITA është pranuar edhe zyrtarisht nga Facebook dhe tani më klubi jonë është i verifikuar nga ky rrjet social në internet”, shkruhet në njoftimin e klubit.

“Pas verifikimit nga rrjeti Facebook, klubi tani ka të drejtën e rezervuar të çdo produkti që publikon”.

Përgjatë afateve kalimtare dhe sezonit të rregullt, Drita e shfrytëzon këtë llogari për t’i mbajtur në dijeni me lajmet e fundit të klubit tifozët e vet. 

(Kosova Sot Online)