Manchester United interesohet për Umtitin

  • 31 July 2019 - 12:49
Manchester United interesohet për Umtitin

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ri, ndërsa krahas futbollistit të Barcelonës e duan edhe Harry Maguiren e Leicester Cityt

Manchester United e ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.

“Djajtë e Kuq” besohet se ishin të interesuar për përfaqësuesin francez edhe në të kaluarën, por tash kanë bërë përparim në bisedimet për 25 vjeçarin.

Sipas mediave franceze, United janë të gatshëm t’ia ofrojnë Barcelonës 50 milionë euro për qendërmbrojtësin.

Gjiganti katalunas po mendon ta shesë futbollistin dhe të kërkojë alternativa të tjera në zemër të mbrojtjes.

Gjithashtu, Man Utd e do edhe qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire.

(Kosova Sot Online)