Tërhiqet shorti edhe për Ligën e Parë, zbulohen ndeshjet e xhiros së parë

  • 31 July 2019 - 15:18
Tërhiqet shorti edhe për Ligën e Parë, zbulohen ndeshjet e xhiros së parë

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë edhe tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën e Parë, nivelit të dytë të futbollit kosovar, që do të fillojë më 24 gusht.

Përveç skuadrave që ishin në Ligën e Parë edhe vitin e kaluar, në këtë short e mësuan rrugëtimin drejt promovimit në Superligë edhe dy klubet që ranë pikërisht nga ajo ligë sezonin e kaluar, Liria dhe KEK-u.

Të pranishëm në short krahas përfaqësuesve të klubeve ishin edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, anëtari i këtij komisioni Agim Kastrati dhe administratori Agron Shosholli.

Në bazë të shortit në xhiron e parë do të takohen:
Trepça – Liria
Ulpiana – Istogu
Onix – Vëllaznimi
Drenasi – Arbëria
Ramiz Sadiku – Dardana
2 Korriku – Vitia
Besa – Vllaznia
Malisheva – KEK-u

(Kosova Sot Online)